HomeDiaspora

Pas operacionin të rëndë në tru, deputetja shqiptare rikthehet në Kuvend

Pas operacionin të rëndë në tru, deputetja shqiptare rikthehet në Kuvend

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi është rikthyer ditën e sotme në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës pas ndërhyrjes kirurgjikale që ka zhvilluar pak javë më parë.

Bëhet me dije se Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar mirëseardhje Matoshit në seancë dhe i ka uruar asaj shëndet të plotë. Teksa Matoshi është mirëpritur me duartrokitje nga kolegët deputetë.

“Kësaj seance sapo i dha jetë më shumë deputetja që sapo arriti, deputetja Adriana Matoshi. Ajo ka kaluar nëpër një ndërhyrje kirurgjike të vështirë dhe ia ka dalë jo vetëm se vet është e fuqishme por edhe se çdo minutë kemi qenë më ty. Të dëshirojmë shëndet dhe jetë të gjatë”, ka thënë Konjufca.