HomeAktualitetHumor

Pas “pushtimit” të Bularatit, ”Major” Janullatos, bekon me puthje, komandantin e “Vorio-Epirit”

Pas “pushtimit” të Bularatit, ”Major” Janullatos, bekon me puthje, komandantin e “Vorio-Epirit”

Pas “pushtimit” të Bularatit, ”Major” Janullatos, bekon me puthje, komandantin e “Vorio-Epirit” Vangjel Dule.

Ja çfarë deklaroi Vangjel Dule për ngjarjen në Bularat, një herë greqisht dhe pas ndërhyrjes së gazetarëve në shqip:

”Jemi sot në radhë të parë në këto momente që janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta.

Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Kostandinos, me mamanë, babin dhe gjithë komunitetin.

Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund.

Transparenca e kësaj çështje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht nuk do të humbasë.”