HomeAktualitetKryesore

Pas “Sheshit Skënderbej”, Tirana rrëmben sërish “kurorën” për Pazarin e Ri

Pas “Sheshit Skënderbej”, Tirana rrëmben sërish “kurorën” për Pazarin e Ri

Pas çmimit të sheshit “Skënderbej”, një tjetër investim i Bashkisë Tiranë është vlerësuar me çmimin e parë.

Bëhet fjalë për “Pazarin e Ri” i cili pak kohë më parë iu nënshtrua një rikonstruksioni total duke i sjellë gjallëri zonës.

“Emerging Europe Aëards” ka shpallur fitues “Pazarin e Ri” si projektin më të mirë sa i përket zonave të rikonstruktuara për vitin 2018.