I marrri 82 vjeçarë Sali Berisha ka justifikuar sulmin e ardhacakëve të tij nga zonat rurale që as nuk e dinë se ku shkojnë dhe çfarë shikojnë, në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, me argumentin se sipas tij protestuesit kishin informacion se aty qëndronte kryeministri Edi Rama kur në fakt po deklaronte se ata gjynafqarë 10 mijë lekshash menduan se ishte vila e Ramës dhe aty ishin në Priskë ose në Surrel.
“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi i juaj, ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri që i kalli datën Edi Ramës.
Në marshim e sipër, agjentë të infiltruar të Policisë Kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama. Kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri që ata t’i përvisheshin asaj banese. Por Rama nuk banonte aty, banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi Rama të dimë ku je, në Surrel ose te Vila e Mehmet Shehut”, intrigoi me fantazin e një të çmenduri Berisha, duke u tallur me trushkulurit që akoma nuk e kuptojnë se një i marrë po i merr zvarrë.

