HomeAktualitetKronike

Pas të shoqit, humb jetën tragjikisht nga flakët dhe gruaja në Gjirokastër

Pas të shoqit, humb jetën tragjikisht nga flakët dhe gruaja në Gjirokastër

Shënohet viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë edhe gruaja e Andrea Haxhiajt, banesa e të cilit u përfshi nga flakët. Tatiana Haxhiaj humbi jetën nga plagët në spital.

Banorët e fshatit “Asim Zeneli”, në Njësinë Administrative Lunxhëri-Antigone, në Qarkun e Gjirokastrës, dhanë alarmin pasi një zjarr i përmasave të frikshme po i drejtohej shtëpive.

I moshuari Andrea Haxhiaj dhe bashkëshortja e tij u përballën të parët me flakët gjigante të cilat kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre dhe po kërcënonin banesën.

Në përpjekje për të neutralizuar flakët, i moshuari bie pa ndjenja në oborrin e shtëpisë dhe humb jetën, ndërsa bashkëshortja pëson lëndime nga flakët.