HomeAktualitet

Pas vizitës së kancelares gjermane, reagon ‘flakë për flakë’ Aleksandër Vuçiç

Pas vizitës së kancelares gjermane, reagon ‘flakë për flakë’ Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se ka mësuar shumë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe se është krenar për vizitën e saj në Serbi.

Ai theksoi se Merkel si udhëheqëse e madhe dhe Gjermania si një fuqi, tregoi respekt të madh për Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar vizitën e Angela Merkel në Beograd, Vuçiç tha se ai kishte emocione të veçanta për këtë çështje dhe se kancelarja incizoi Procesin e Berlinit, që ishte një qasje më ndryshe dhe pragmatike në rajon.

Vuçiç gjithashtu theksoi se Gjermani është partneri më i madh tregtar i jashtëm i Serbisë.