HomeAktualitet

Pas Vlorës, edhe Fieri ‘mes flakëve’. Nisin zjarret në Shqipëri!

Pas Vlorës, edhe Fieri ‘mes flakëve’. Nisin zjarret në Shqipëri!

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë të pyllëzuar me pisha dhe dushk në zonën e Peshtanit, në Fier.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpëjtësi, duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Në terren ndodhen 25 efektivë të zjarrëfikëses të repartit të Fierit, të cilët kanë lokalizuar flakët, por për momentin fikja e zjarrit duket e vështirë.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.