HomeAktualitetKronike

Pasi bëri thirrje për dhunë, Meta niset drejt vendit ku mbeti i vrarë ish-zyrtari i LSI në Elbasan

Pasi bëri thirrje për dhunë, Meta niset drejt vendit ku mbeti i vrarë ish-zyrtari i LSI në Elbasan

Bëhet me dije se kreu i shtetit Ilir Meta ka mbërritur në qytetin e Elbasanit, pas më shumë se gjashtë orësh nga masakra që trondit qytetin mesditën e sotme.

Mësohet se Meta ka shkuar në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur katër persona të tjerë.

Ende nuk dihet se cili është qëllimi i vizitës së Metës në vendin e ngjarjes, por më herët Kreu i Shtetit ka bërë thirrje për zbardhjen e saj.