HomeDosja XRekomanduar

Pasi e “shkriu” opozitën, Basha me Xenin e Berishës fluturojnë për në Europë, ku i pret Mediu i Gërdecit (Video)

Pasi e “shkriu” opozitën, Basha me Xenin e Berishës fluturojnë për në Europë, ku i pret Mediu i Gërdecit (Video)

Pas protestës së opozitës e cila u mbyll me dorëzimin simbolik të mandateve në Kryesinë e Kuvendit, ditën e djeshme, Lulzim Basha sot është nisur për në udhëtim.

Nga pamjet e publikuara në media, Basha ndodhet në aeroportin e Rinasit, ndërsa është i shoqëruar edhe nga djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Mësohet se Basha dhe Berisha janë nisur për në Vjenë, ku do të takojë Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Në kryeqytetin austriak, është bërë me dije se i pret, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Kjo vizitë e Bashës në Vjenë, vjen vetëm një ditë pas protestës dhe djegies së mandateve, ku përfundimisht opozita mbeti jashtë Parlamentit.

Ndërkaq, përpos kësaj e paqartë mbetet arsyeja e shoqërimit të Bashës edhe nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.