HomeSport

Pasi rezultuan negativë për COVID-19, kombëtarja shqiptare niset për në Bjellorusi

Pasi rezultuan negativë për COVID-19, kombëtarja shqiptare niset për në Bjellorusi

Kombëtarja shqiptare është nisur pasditën e sotme për në Bjellorusi ku do të luajë edhe sfidën e parë në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë rezultuan të gjithë negativë në testin e parë për COVID-19, teksa Memolla, Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani nuk kanë udhëtuar pasi nuk u rikuperuan dot prej dëmtimeve.

Po ashtu edhe Grezda s’do të jetë në këto dy sfida, kurse Shqipëria pas Bjellorusisë do të rikthehet në Tiranë, për të sfiduar më 7 shtator Moldavinë në ‘’Air Albania Stadium;;.