HomeAktualitetDebat

Pasi “takoi Skënderbeun” Albini takim me “hamzat” shqiptarë

Pasi “takoi Skënderbeun” Albini takim me “hamzat” shqiptarë

Pas Lezhës, ku nisi fushatën e tij në mbështetje të 3 kandidatëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti u ndal në Tiranë, ku hapur kërkoi votat për Boiken Abazin

Pasditen e sotme Kurti ka shkuar në selinë e PD-së, ku po zhvillon një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Mësohet se temë e takimit janë zhvillimet politike në dy vende dhe ato rajonale.

E para herë që një politikanë i Kosovës, e aq më shumë një kryeministër i zgjedhur, përfshihet në fushatën elektorale në Shqipëri.

Por duke qenë se antiamerikani Kurti i ngjanë shumë Ilir Metës së Pesidencës, natyrisht që antiamerikanizmi i bashkon dhe nuk do ishte normale që presidenti i çoroditur me Albinin e habitur që akoma nuk ka filluar punë të mos takoheshin.

Meta ka reaguar në Facebook pas takimit, duke njoftuar se ai diskutoi me Kurtin në lidhje me forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë.

“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë,” shkruan Meta.

Nuk e dimë se a kishte planifikuar ndonjë këmborë për Albinin, për fitoren në zgjedhje dhe për lidershipin antikapitalist që reflekton, sepse përgjegjësi i dekoratave nuk ka asgjë tjetër në dorë, përveç të folurës përçartë./ Tellalli.al