HomeAktualitetKronike

Pasi u pyet një ditë më parë dhe dorëzoi mandatin vullnetarisht SPAK merret zyrtarisht i pandehur ish deputetin Jurgis Çyrbe

Pasi u pyet një ditë më parë dhe dorëzoi mandatin vullnetarisht SPAK merret zyrtarisht i pandehur ish deputetin Jurgis Çyrbe

Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pasi dha dëshmin e tij për rreth 35 minuta.

Pas daljes nga SPAK, ai është shprehur para gazetarëve se duhet t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme për informacione.

Ish-deputeti socialist shtoi se do të paraqitet në organin hetues sa herë ta thërrasin.

Mësohet se ditën e sotme, ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme si person nën hetim.

SPAK raportohet se i ka komunikuar akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, lidhur me kohën që mbante detyrën e drejtorit të Hipotekës së Durrësit, ndaj Jurgis Çyrbja është shoqëruar ditën e sotme nga avokatja e tij.

Kujtojmë që ditën e djeshme, Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit, me pretendimin se ishte i sëmurë dhe se duhet të fokusohej tek shëndeti i tij.

Ai hoqi dorë nga mandati dy ditë pasi SPAK më 8 tetor, e mori në pyetje për gati 5 orë.