HomeAktualitet

“Paske pi içik o jet”! Demokratët ironizojnë gafën e Grida Dumës që nxitoi ta fshinte

“Paske pi içik o jet”! Demokratët ironizojnë gafën e Grida Dumës që nxitoi ta fshinte

Grida Duma është e njohur për perlat që lëshon herë pas here.

Sot ajo ka uruar besimtarëve myslimanë festën, duke ngatërruar Bajramin e Madh që ndryshe quhet Fiter Bajrami me Bajramin e Vogël, që ndryshe quhet Kurban Bajrami.

Kanë qenë ndjekësit e saj në rrjete sociale që e kanë vënë re gafën e Dumës, e cila më më pas e ka korigjuar nga Bajrami i madh në Kurban Bajrami.

‘Paske pi një çik o jetë…Kurban Bajrami”, i shkruan një ndjekës deputetes Duma.

“Kurban Bajrami, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore.

Bajrami është festa e cila bashkon njerëzit.

Përtej një tryeze të shtruar mirë, sot më shumë se kurdoherë na duhet besimi dhe shpresa”, ka uruar Duma në rrjete sociale, pasi ka korrigjuar gafën.