HomeAktualitetDebat

“Paturpësi absolute”! Juristi Romeo Kara shpërthen ndaj Sali Berishës dhe nuk lë gjë pa i nxjerrë: Për të mos pranuar zullumin e tij, përfshirë edhe rastin e baxhanakut…

“Paturpësi absolute”! Juristi Romeo Kara shpërthen ndaj Sali Berishës dhe nuk lë gjë pa i nxjerrë: Për të mos pranuar zullumin e tij, përfshirë edhe rastin e baxhanakut…

Juristi Romeo Kara ka reaguar i revoltuar pas pyetjes që iu bë dje ambasadores amerikane, Yuri Kim nga gazetarët: A qëndron SOROS pas shpalljes non-grata të Berishës nga SHBA?.

Romeo Kara shkruan se kjo është pyetja më idiote dhe më e poshtër, pasi të mohosh korrupsionin e Sali Berishës, sipas tij është njëso sikur t’i thuash derrit dajë.

Postimi i plotë:

Pyetja me idjote dhe me e poshter njekohesisht: a ka fakte per korrupsionin e Sali Berishes?

Te mohosh korrupsionin e Sali Berishes, eshte njesoj sikur t’i thuash derrit, daje.

Paturpesia absolute e Berishes, per te mos pranuar asnje zullum te tijin, perfshire edhe rastin e baxhanakut, qorrolleps edhe gazetarine, sidomos ate investigative, per te perfunduar ne nivelin e pyetjeve te tilla edhe pse vete ajo, per vite te tera, ka zbuluar dhe trajtuar ceshtjet e: rruges Durres-Kukes-Morine, Fazlliçit, Armos, Albpetrolit, ÇEZ-it, Klubit Partizani, HEC-eve, kontrabandes, lojerave te fatit, medaljes Arsidi etj, pa folur per rrenimin qe ai i beri qe ne gjeneze ndertimit te institucioneve demokratike, kapjes se drejtesise, kapjes se shtetit nepermjet nepotizmit, patronalizmit dhe klientelizmit dhe goditjen ndaj meritokracise nderkohe qe lartesonte kultin e tij te individit.

Ky percares i vendit te tij, nxites konfliktesh dhe urrejtjeje, deformues i cdo vlere dhe i historise, pengmarres i fateve te tij, duhet shpallur non grata se pari nga vete populli shqiptar.