HomeAktualitetDebat

Paturpësia e Ilir Metës kur ngre alarmin: Familjet po humbin fëmijë, shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe…fëmijët e tij në resortet londineze me paratë e grabitura familjeve që u qan hallin

Paturpësia e Ilir Metës kur ngre alarmin: Familjet po humbin fëmijë, shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe…fëmijët e tij në resortet londineze me paratë e grabitura familjeve  që u qan hallin

Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook, ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit.

Meta u shpreh se janë të shumta familjet që po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë.

Ai ka bërë thirrje për tu bërë bashkë në mënyrë që të ndalohet axhenda antikombëtare e shpopullimit të Shqipërisë, që sipas tij, as një pushtues nuk do guxonte ta bënte.

“Familjet po humbin fëmijët! Atdheu po humb rininë!

Nuk mund të lejojmë zbrazjen e Shqipërisë!

Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë.

Të bashkohemi për të ndalur axhendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!”, ka shkruar Meta.