Ditët e fundit Ervin Salianji është vënë në sulm të vazhdueshëm nga Berisha dhe rrethi i tij i afërt.
Madje, nëpërmet disa ‘dëshmitarëve të rremë’ në radhët e deputetëve të PD-së, është pretenduar se ai u ka kërkuar vota edhe për Avokatin e Popullit.
Në këtë sulm ndaj tij, kanë përfshirë edhe Grida Dumën, me të cilën ish-deputeti demokrat bashkëjeton.
Pavarësisht të gjithave, Salianji ka arritur të zhvillojë takimin me struktura të PD-së dhe qytetarë në Elbasan.
Siç shihet edhe në foto, salla është plot dhe demokratët janë të etur për të dëgjuar një zë ndryshe në radhët e PD-së.
Kutojmë se ditën e sotme në telefonat e anëtarësisë së demokratëve të Elbasanit u shpërnda një mesazh në të cilin bëhej thirrje të bojktohe takimi, sepse e organizonte Suel Çela.

