HomeAktualitetDebat

PD djeg mandatet, Braçe: Vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh! Reforma nuk bllokohet me tym e flakë, hekur a beton, votë apo bojkot!

PD djeg mandatet, Braçe: Vetëdjegia buron nga dëshpërimi i madh! Reforma nuk bllokohet me tym e flakë, hekur a beton, votë apo bojkot!

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet e deputetëve.

Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, zv.kryeministri Braçe shkruan se vetëdjegia e mandateve të PD buron nga dëshpërimi i madh.

Sipas tij, arsyeja për këtë vendim është vijimi i reformave, dhe kryesisht i asaj në Drejtësi.

Braçe shton se Reforma në Drejtësi nuk do të bllokohet, pavarësisht tymit, flakëve, hekurave, betonit apo vojkotit të opozitës.

“Arsye e forte apo jo?! Vetedjegia buron nga deshperimi i madh!

Arsyeja eshte #ReformaPerpara pa pyetur per bllokimin me tym e flake, hekur e beton, vote e bojkot prej tyre!”, shkruan Braçe.