HomeAktualitetDebat

PD i dha 34 vota por… Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, lojë e Ramës për të zgjedhur Endri Shabanin

PD i dha 34 vota por… Berisha: Tërhiqemi nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit, lojë e Ramës për të zgjedhur Endri Shabanin

artia Demokratike do të tërhiqet nga procesi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Qëndrimi u bë me dije nga kryetari i PD-së, Sali Berisha pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve ku vetëm me votat e PS emrat e 6 kandidatëve u kaluan për votim në seancës plenare të së enjtes, ndonëse PD kishte deklaruar tërheqjen nga firmat.

Sipas Sali Berishës, mazhoranca po bën lojë të pisët për të zgjedhur emrin e Endri Shabanit në krye të këtij institucioni.

“Narkomazhoranca ka bërë një lojë të turpshme. Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetin e tyre. Balla informoi se avokatin e Popullit ia kemi lënë opozitës, unë iu thash juve se ata do pendohen dhe tani tregojnë se u penduan. Mund ta imagjinoni këtë? Opozita ka tërhequr të gjitha firmat për kandidaturat e tjera, përveç kandidaturave të përzgjedhura vetë, që jam Beism Ndregjoni, Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Braja, Haluci, Dardan Mustafa. Sot futën kandidaturën e tyre. Kandidatura kishte marrë firmat, por ne i tërhoqëm. Manja thotë se nuk njoh Taon, dhe nuk njoh tërheqjen e firmave. Arrijnë deri këtu për të nxjerrë atë që thotë Rama. Ne tërhiqemi nga procesi, ne nuk jemi më palë në procesin e zgjedhjes së avokatit të popullit”, tha Berisha.

Në votimin e së enjtes, Berisha tha se nuk të marrin pjesë, duke e konsideruar një proces farsë.

“Histori e turpshme e Ramës, por ne një farsë nuk marrim pjesë. Ne u treguam të arsyeshëm, nuk tham ose ky, ose asnjë tjetër, ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, PD nuk merr pjesë në proces, kjo është një turp i këtyre. Ne nuk marrim pjesë në votim farsë, kjo që bën është akt i ulët, primitiv i Ramës. Do shkojë një person që s’ka asnjë lidhje me opozitën”, vijoi Berisha.

Kreu i PD vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Rama se po i ushtron presion Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se do të organizojnë protesta kombëtare.