HomeAktualitetKryesore

PD-istët dhe njerëzit e Monikës dolën nga “binarët” sot, por ja çfarë bën Ditmir Bushati… ! (Foto)

PD-istët dhe njerëzit e Monikës dolën nga “binarët” sot, por ja çfarë bën Ditmir Bushati…  ! (Foto)

Shefi i diplomacisë shqiptare, ministri Ditmir Bushati, ndërsa opozita pa kauz proteston, me shashka e gurë, për pengimin e rifillimit të negocatave me BE-n,  ka nisur një vizitë zyrtare në Francë, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me fokus integrimin evropian dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve dhe bindjen e skeptikëve francez.

Ministrja Loiseau, u shpreh se Franca ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe Rajon, si dhe vlerëson progresin e bërë nga qeveria shqiptare sa i përket 5 prioriteteve kyçe, duke evidentuar nevojen e vazhdimësisë dhe thellimit të zbatimit të reformave si dhe të bashkëpunimit në adresimin e sfidave të përbashkëta. Gjatë vizitës së tij në Francë, Ministri Bushati, do të zhvillojë takime edhe me Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Asamblenë Parlamentare, Marielle de Sarnez, si dhe me zyrtarë të lartë pranë Presidentit Macron dhe Kryeministrit të Republikës franceze.