HomeAktualitetDebat

PD në sulm: “Serbi i Luginës vjen dhe bëhet drejtor në Durrës, ai nuk di as not”! Gazetari nga Presheva: Dy fjalë për ata që han… dhe s’e njohin Liburn Aliun

PD në sulm: “Serbi i Luginës vjen dhe bëhet drejtor në Durrës, ai nuk di as not”! Gazetari nga Presheva: Dy fjalë për ata që han… dhe s’e njohin Liburn Aliun

Emërimi i Liburn Aliut si drejtor i Portit të Durrësit, përveçse surprizë, ka shkaktuar edhe debatet e zakonshme.

Një prej njerëzve pranë PD, e ka akuzuar atë si serb, çka ka sjellë edhe reagimin e gazetarit nga Presheva, Alban Selimi.

Ai thotë se akuzat ndaj Aliut, janë qesharake.

Postimi i Alban Selimit

Nuk jam idhtar i shperfaqjes se budallaqeve qe bajme shpesh ne dy anet e kufirit.

Por, dy fjale du me i thane per Liburnin, i cili para se te jete politikan, drejtor porti, apo cfaredo pozite te marre ne cilindo nga shtetet shqiptare, ai eshte nje atdhetar; djale i patriotit Ali Aliu, dhe i frymezuar nga sakrifica dhe ideali qe ka kjo familje nga Presheva.

Per qellime krejtesisht politike, apo te bindjeve te ndertuara kryesisht nga narrativat serbe “shqiptar e kosovar”, ne mund edhe t’a godasim Liburnin, apo cilindo kosovar qe merr pozita ne Shqiperi, por askush nuk mund t’ia lekund qendrueshmerine prej patrioti. Hajt, hyni e shane pak edhe ktu, se t’u e njofte se afermi, jam i sigurt qe s’ia le shej!

P.S. Ky analisti i Shqipnise sigurt s’e di qe Presheva ka mbete me Serbi, se ky i kish thane ndryshe: “Ai nuk di as not, serbi i Lugines vjen dhe behet drejtor”.