HomeAktualitetDebat

PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës, kush është emri i rëndësishëm që mungon

PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Del lista e Qarkut Kukës, kush është emri i rëndësishëm që mungon

Procesi qe nis nesër nga Qarku i Kukësit, ndodh për herë te parë në një parti politike dhe për herë të parë në Shqipëri. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.

Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I NËNSHTROHEN KONSULTIMIT ME ANËTARËSINË, është si më poshtë:

Dega Kukës, Qarku Kukës:

ADMIR SINAMATI
ARBEN CEJKU
BASHKIM SHEHU
IBRAHIM BRUKA
SAHIT PRIZRENI
VJOLLCA VATA
Dega Tropojë, Qarku Kukës:

BESNIK DUSHAJ
FERIDE RRAHMANI
ISUF ÇELA
LUSH SUSAJ
MIMOZA HAJDARMATAJ
XHEM NEZAJ
Dega Has, Qarku Kukës:

AVENIR PEKA
DEMUSH KASTRATI
ELEZ MACI
ISMET JAKU
ZENEL KASTRATI

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga antarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.

Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.