HomeAktualitetKryesore

PD përgatitet për l.uftë, ish deputeti Alibeaj “nxjerr pisqollën” në Facebook: Po i vjen fundi tranzicionit

PD përgatitet për l.uftë, ish deputeti Alibeaj “nxjerr pisqollën” në Facebook: Po i vjen fundi tranzicionit

Votimi i ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, pa marrë parasysh qëndrimin kundër të opozitës së bashkuar ka sjellë reagime nga më të ndryshmet.

Por ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, e sheh këtë të sotmen si një përballje për jetë a vdekje mes maxhorancës dhe opozitës.

Ai e krahason situatën e tensionuar politike në vend me një duel kaubojsash dhe thotë se “Opozita e Bashkuar bashkë me Shqiptarët e Mirë e kanë të paracaktuar rolin e tyre në Far West-in e politikës së Ramës”.

Alibeaj beson se Shqipëria po përjeton aktualisht fundin e tranzicionit.

Reagimi i plotë i Alibeajt:

Çfarë po ndodh me Shqipërinë aktualisht është përjetim i fundit të tranzicionit!!

Kjo është shenjë e mirë!!

Në fund të jetës se vet politike:

– Rama ndryshoi brutalisht Kushtetuten;

– me pas mendon te ndryshoje administraten zgjedhore qe ti numeroje vete votat;

– gjithashtu do te ndryshoje zonat zgjedhore sic ti leverdise (si ne 2014);

– nuk do lere pa ndryshuar formulen e shperndarjes se mandateve (kap ca te kapi edhe aty)!

Opozita e Bashkuar, me durim te tepruar nuk i la shkas per alibi. Rama u detyrua te refuzoje ate dhe nderkombetaret, ketej e andej oqeanit; koston mendon se na e la ne shqiptareve duke na izoluar nga Europa, ne mes te pandemise ekonomike!

Epo ky eshte fundi!!!

E fundi ne keto raste, eshte tamam si ajo skena finale qe Sergio Leone pershkroi ne Far West-in e tij epik tek “The Good, the Bad and the Ugly” ( I Miri, i Ligu dhe i Shemtuari).

Ne kete fiksion, sot me realist se kurre, Opozita e Bashkuar bashke me Shqiptaret e Mire e kane te paracaktuar rolin e tyre ne Far West-in e politikes se Rames!

…vazhdimin e historise ndiqeni me durim ne videon si me poshte.