HomeAktualitetKryesore

PD ‘zbythet’ pas takimit me tre ambasadorët, njofton uljen në tryezë: Nesër qëndrimi zyrtar për vijimin e punës në KP për lista 100% të hapura Nenet që nuk preken nga ‘5 qershori’

PD ‘zbythet’ pas takimit me tre ambasadorët, njofton uljen në tryezë: Nesër qëndrimi zyrtar për vijimin e punës në KP për lista 100% të hapura Nenet që nuk preken nga ‘5 qershori’

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndryshimeve kushtetuese.

Në një postim në mediat sociale, Bardhi shkruan se nenet në marrëveshjen e 5 qershorit për koalicionet parazgjedhore nuk rihapen dhe janë të paprekshme.

Më tej numri 2 i PD shprehet se nëse opozita e bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100% të listave do të japë qëndrimin zyrtar nesër.

“Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Reagimi i Gazment Bardhi vjen pak minuta pas takimit të kreut të Partisë Demokratike me tre ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman. Duket se tre diplomatët i kanë kërkuar Bashës që të rikthehet në Këshillin Politik dhe të bisedojnë për Reformën Zgjedhore.

Më herët sot Kuvendi votoi ndryshimet kushtetuese pa konsensusin e opozitës që shkaktuar një furtunë reagimesh dhe janë një këmbanë alarmi për një krizë të re më të thellë se ajo e vitit 2019, ku PD dhe LSI dogjën mandatet.