HomeAktualitet

PD zhvendos protestën në Surrel, i bllokon rrugën ekskortës së Ramës

PD zhvendos protestën në Surrel, i bllokon rrugën ekskortës së Ramës

Partia Demokratike ka zhvendosur aksionin e saj për mosbindje civile në Surrel, ku jeton edhe kryeministri Edi Rama.

Forumi rinor i kësaj force politike ka bllokuar rrugën lidhëse për të penguar kalimin e ekskortës së shefit të qeverisë.

Protestuesit kanë vendosur një tra metalik si simobol i taksimit të Rrugës së Kombit.

Opozitarët kërkojnë që edhe ai të paguajë për rrugët. (TemA)