Me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, një skuadër e BKH-së ka ushtruar kontrolle dhe ka bastisur këtë fundjavë zyrat e ish faturinos së kthyer në oligark, Pëllumb Salillari, pjesë e dosjes së SPAK për ish zv/kryeministren Belinda Balluku. Bastisjet në zyrat e ‘bimbashit’ të korrupsionit Pëllumb Salillari janë kryer në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore.
Sipas burimeve, gjatë bastisjes që ka zgjatur disa orë, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar Salillarit të paktën 15 telefona dhe laptopë, në të cilët besohet se ka materiale me vlerë për hetimet. Krahas provave për tenderat korruptivë si një prej përfituesve më të mëdhenj të fondeve publike, në telefonat e sekuwstruar të Salillarit dyshohet se ka edhe komunikime, foto dhe video të natyrës erotike.
Në Gjykatë e Tiranës ka një proces gjyqësor mbi disa pretendime mediatike për një raport të dyshimtë mes Salillarit dhe Zogut të Tiranës, i dënuar për prostitucion, kodosh dhe orgji. Gjykata po shqyrton raportimet mediatike sipas të cilave Zogu i Tiranës ka qenë i fuar special në një festë orgjie të organizuar nga Salillari në Maqedoni në vitin 2022. Salillari mohon raportin me Zogun e Tiranës dhe plagosjen më pas nga njëra prej të dashurave të tij për shkaqe xhelozie.
170 milionë euro para publike në 5 vite
Pëllumb Salillari është përfitues i qindra milionë euro (para publike) përmes tenderave të paracaktuar me pazar në tavolinë, me oferta fituese sa fondi limit dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave publike, përmes deformimit të projekteve dhe situacioneve false, siç del edhe në dosjen e SPAK-ut. Vetëm gjatë 5 viteve të fundit në llogarinë e kompanisë Salillari kanë kaluar mbi 170 milionë euro nga buxheti i shtetit

