HomeAktualitet

Pëllumb Seferi mesazh të ndjerë për tërmetin që goditi Turqinë: Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju

Pëllumb Seferi mesazh të ndjerë për tërmetin që goditi Turqinë: Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju

Kandidati për Tiranën i Partisë Demokratët Euroatlantikë, z. Pëllumb Seferi i ka dërguar një mesazh të ndjerë qytetarëve të Stambollit të prekur nga një tërmet i fuqishëm pasditen e sotme, ku ndër të tjera shprehet i prekur nga kjo situatë e rëndë për vendin.

Seferi në reagimin e tij në rrjetin social Facebook shprehet ndër rreshta se: “Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju. Dhimbjen tuaj e ndiejmë thellë në zemrat tona, si dhimbjen e vëllezërve tanë.”

“Të dashur vëllezër dhe motra në Stamboll!

Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot. Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju.

Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit. Dhimbjen tuaj e ndiejmë thellë në zemrat tona, si dhimbjen e vëllezërve tanë.

Popujt tanë i bashkon historia, gjaku dhe feja, dhe në këto çaste sprove, jemi krah jush me gjithë shpirt.

Zoti qoftë me ju e familjet tuaja!