HomeDebat

Për herë të parë do të jetë sot përpara deputetëve

Për herë të parë do të jetë sot përpara deputetëve

Kryeprokurorja Arta Marku raporton sot te Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Pas 7 muajsh në detyrë si Kryeprokurore e Përkohshme Marku do jetë për herë të parë sot përpara deputetëve.

Mësohet se Kryeprokurorja do të raportojë për analizën vjetore të institucionit të ajo drejton. Ish-prokurorja e Shkodrës mori detyrën në dhjetor 2017, duke pasuar në krye të organit të akuzës, Adriatik Llallën.

Agjenda e Komisionit të Ligjeve:

E mërkurë, 11 korrik 2018

Ora:11:00

Ne rend të dites:

1. Shqyrtimi në parim i projektligjit “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.
2. Raportim i Ministres së Drejtësisë mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë të rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017.
3. Raporti Vjetor i Prokurorisë së Përgjithshme për veprimtarinë e ushtruar gjatë vitit 2017.