HomeAktualitetKryesore

Për të qeshur e për të qarë! Presidenti me një “j” të shtuar në fund të mbiemrit kërkon sqarim në lidhje me “j”-në e mbiemrit të gjeneralit!

Për të qeshur e për të qarë! Presidenti  me një “j” të shtuar në fund të mbiemrit kërkon sqarim në lidhje me “j”-në e mbiemrit të gjeneralit!

Të majtë e të djathët, pa dallim feje dhe gjinie, zyrtarë të lartë lartë të shtetit shqiptarë mbartin mbi vete hije. Lufta për të shpëtuar kokën i ka shndërruar jo vetëm në strategë të zullumeve, që iu kanë ‘krimbur” shpirtin, por edhe mohues të identiteve.

Jo pak habi ngjalli në kohën e betimit Ilir Meta si President, emri i të cilit figuron zyrtarisht si Ilir Metaj.

I lindur në Çepan të Skraparit, i biri i Rexhepit dhe Fiqiretes ndryshe nga si njihet publikisht, zyrtarish figuron me një “j” në fund të mbiemrit.

Të njëjtën problematikë ka edhe zv. ministri Sandër Lleshi, e cila është kapur nga Presidenti.

Në 14 pyetjet drejtuar ministrisë së Mbrojtjes që lidhen me procesin gjyqësor të Sandër Lleshit dhe statusin pas tij, në shkresën e firmosur “Ilir Meta”, Presidenti që është betuar si Ilir Metaj, kërkon sqarim edhe në lidhje me mbiemrin e gjeneralit, që në propozimin e Kryeministrit vjen si Lleshaj, ndërsa në procese gjyqësore kundër Presidencës rezulton si Lleshi.

Një strategji që të sjell në kujtesë hile të hershme.

Urdhri ishte: Falje jo, pushkatim

Ndërsa në vendim u shkrua: Falje, jo pushkatim

Njeriu shpëtoi për një presje, jo më për një gërmë.