HomeAktualitetDosja X

Për vi’ktimat e Gërdecit ka ende shpresë, vëllai i Edison Durdës bëhet avokat! I emocionuar shkruan: Ia dedikoj Erit, që më sheh nga lart në qiell

Për vi’ktimat e Gërdecit ka ende shpresë, vëllai i Edison Durdës bëhet avokat! I emocionuar shkruan: Ia dedikoj Erit, që më sheh nga lart në qiell

Geraldo Durda, djali i Zamira Durdës, nënës që humbi birin e saj të vogël në shpërthimin tragjik të Gërdecit është bërë avokat.

I emocionuar, Geraldo thotë se licencën e avokatit ia dedikon pikërisht vëllait të tij Erit.

“Zonja dhe Zotërinj, Ju lutem lidhni rripin e drejtesisë, ftojmë në skenën e drejtësisë shqiptare, Avokat Geraldo Durdaj.

p.s Kjo licencë i dedikohet vëllait tim Erit që sa herë ngre kokën lart në qiell, të shoh duke më shikuar…

Shpresoj të jesh krenar ylli më i bukur në qiell!”, shkruan Geraldo Durda, vëllai i 6 vjeçarit të ndjerë, Edison Durda, që humbi jetën në shpërthimin e depos së demontimit të armëve në Gërdec, më 15 mars 2008.

Pak kohë më parë në një status në Facebook Geraldo i çoi mesazh Berishës për “Kanunin” e maleve të Gramshit:

“Fakt është që krimi shtetëror dhe privat, na vrau në mes të ditës, por Kujdes Sali Malet e Gramshit nuk ndryshojne nga ato të Tropojës !!!”.

Familja Durda është në origjinë nga Gramshi dhe e vendosur në Vorë vite më parë.

Ata humbën fëmijën e tyre nga shpërthimi i fuqishëm në Gërdec teksa ishte duke luajtur me biçiklet dhjetë vite më parë.