HomeBota

Përçahen dy superfuqitë europiane: Pse Emmanuel Macron është “i tmerruar” nga Girogia Meloni?! Si po ia rrëmben ajo “fronin”?

Përçahen dy superfuqitë europiane: Pse Emmanuel Macron është “i tmerruar” nga Girogia Meloni?! Si po ia rrëmben ajo “fronin”?

Giorgia Meloni duket se po i jep Emmanuel Macron një arsye të re për t’u shqetësuar: Legjitimiteti dhe suksesi i lideres italiane të ekstremit të djathtë përbën një kërcënim për partinë e presidentit francez në zgjedhjet e ardhshme evropiane.

Tensionet mes të dyve janë shfaqur në mënyrë të përsëritur që kur Meloni mori pushtetin vitin e kaluar, me migrimin “mollë sherri”. Por përveç mosmarrëveshjeve për emigracionin, shqetësimi i Parisit është ngritja e Melonit në skenën evropiane. “Macron i frikësohet suksesit të kryeministres italiane”, ka pohuar një eurodeputet, për Politico.

“Normalizimi i liderëve të ekstremit të djathtë jashtë kufijve italianë mund të dëmtojë armikun politik të Macron-it, Marine Le Pen, dhe ndoshta të frymëzojë ata në të djathtë të sistemit politik francez”, tha Nicola Procaccini, një anëtar i Partisë Vëllezërit e Italisë.

Elysee, shtoi ai, “është i tmerruar nga ideja se qendra e djathtë në Francë mund të bashkohet dhe të realizojë në Francë atë që ndodhi në Itali”. Një aleancë midis Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe partisë së Meloni, e cila aktualisht është pjesë e Partisë së Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë (ECR), mund ta bëjë të djathtën në Evropë edhe më me ndikim në Bruksel, në dëm të grupit centrist, pjesë e së cilës është partia e zotit Macron.

Ndërsa fushata për zgjedhjet e ardhshme evropiane është gati të nisë, ministrat e Macron kanë kritikuar qeverinë e Melonit. Vetë Macron nuk ka folur kundër saj apo qeverisë italiane. Megjithatë, situata nuk duket aq keq. Kryeministrja italiane, e cila zhvilloi një takim me Macron në maj gjatë G7 në Japoni, konfirmoi se do të vizitojë Francën në verë.