HomeAktualitetDebat

Përditësimi i Covid-19: Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Shqipëri! MSH zbardh shifrat për 24 orët e fundit

Përditësimi i Covid-19: Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja në Shqipëri! MSH zbardh shifrat për 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 2092 teste të kryera janë shënuar 264 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat,

14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë,

6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh

Infektimet nga COVID janë ulur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton në bilancin e 24 orëve të fundit 264 raste të reja nga 2092 testime të kryera në total dhe 9 humbje jete nga COVID, të moshave 55 – 83 vjeç.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. “, thotë ministria.