HomeAktualitetDosja X

Perëndimi “shkrin” çetën e madhe të korrupsionit në drejtësi, Ilir Meta pritet të bie në duart e SPAK-ut, Gjin Gjoni drejt arratisjes në Gjermani, Berisha i alarmuar

Perëndimi “shkrin” çetën e madhe të korrupsionit në drejtësi, Ilir Meta pritet të bie në duart e SPAK-ut, Gjin Gjoni drejt arratisjes në Gjermani, Berisha i alarmuar

SHBA-BE shporrin Ilir Metën, Gjin Gjonin dhe Gerd Hoxhën nga drejtësia, luftuan për të sabotuar reformën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë shporrur më në fund Ilir Metën, Gjin Gjonin dhe Gerd Hoxhën nga kupola e drejtësisë shqiptare.

Angazhimi i amerikanëve për të ngritur Këshilli i Lartë të Drejtësisë ka shkrirë që sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e njohur si çeta më e korruptuar e drejtësisë shqiptare. Treshja në fjalë, herë publikisht dhe herë pas perdes, luftoi tre vjet për të sabotuar reformën në drejtësi.

Lufta e gjyqtarëve kundër reformës në drejtësi u udhëhoq nga Gerd Hoxha, si kryetar i shoqatës, i mbështetur nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha, Gjin Gjoni etj.

KLD ishte instrumenti kryesor i Sali Berishës për kapjen e drejtësisë. Për pasojë, shembja e KLD ka alarmuar Sali Berishën, i cili bën thirrje çdo ditë për revolucion.

Ilir Meta pritet të merret nën hetim nga SPAK gjatë vitit 2019, së bashku me Monika Kryemadhin. Gjin Gjoni de fakto është i shkarkuar edhe si gjyqtar.

Shkarkimi pritet t’i komunikohet gjatë muaj janar, pasi po i nënshtrohet Vetingut. Sipas burimeve, Gjin Gjoni nuk do të përballet me komisionin e Vetingut, pasi është zhvendosur në Gjermani./Pamfleti