HomeDebat

Përfundon seanca në GJKKO: Ja kur jepet vendimi për Sali Berishën për të luajtur “dominoi” me Abin

Përfundon seanca në GJKKO: Ja kur jepet vendimi  për Sali Berishën për të luajtur “dominoi” me Abin

Ditën e nesërme (28 dhjetor) në orën 15:00 GJKKO do të shpallë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës kërkuar nga SPAK, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Berisha ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.