HomeAktualitetDebat

PERGJIGJIA: Komisioni i Venecias refuzon kërkesën e Ilir Metës

PERGJIGJIA: Komisioni i Venecias refuzon kërkesën e Ilir Metës

Komisioni i Venecias ka refuzuar kërkesën e Ilir Metës, që të japë një mendim të përshpejtuar, në lidhje me ankesën që ai ka bërë për ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Në përgjigjien dhënë Ilir Metës, Komisioni i Venecias thotë se e ka të pamundur të japë një përgjigjie të shpejtë, para dhjetorit.

Ndaj, duke qenë se zgjedhjet janë në prill, ndryshimet e Kodit Zgjedhor pritet të miratohen sërish në Kuvend.

Në të kundërt, në rast se pritet mendimi i Venecias, me të gjitha gjasat zgjedhjet do të shtyheshin pas 25 prillit, pasi nuk do të kishte kohë.