HomeAktualitetDebat

Përgjimet e “Ndragheta”-s/ Sherr mes djalit të Rustem Gjatës dhe Frrok Çupit: Mos bërtit! Ta tregoj unë pastaj pse ta ngrej zërin! Zyrtari i PD: Prokuroria italiane ngre zërin

Përgjimet e “Ndragheta”-s/ Sherr mes djalit të Rustem Gjatës dhe Frrok Çupit: Mos bërtit! Ta tregoj unë pastaj pse ta ngrej zërin! Zyrtari i PD: Prokuroria italiane ngre zërin

Përgjimet e “Ndraghetës” kanë shkaktuar debate në studio mes Çlirim Gjatës dhe Frrok Çupit.

Të dy të ftuar në emisionin “Open” janë përplasur lidhur me vërtetësinë e përgjimeve.

Pasi Çupi mbaroi fjalën e tij, ku edhe pretendonte se përgjimet ishin të stisuara, Gjata kërkoi të merrte fjalën, por përfundoi duke u përplasur me parafolësin.

Debati ne studio::

Çlirim Gjata: Prokuroria italiane *ngre zërin. Mos më ndërprit

Frrok Çupi: Po mos bërtit, a me të bërtitme është?

Çlirim Gjata: Po ta mbaroj

Frrok Çupi: Po ta tregoj unë pastaj pse ta ngrej zërin…

Çlirim Gjata: Më lër ta mbaroj

Frrok Çupi: Pse bërtet more? Ti je shumë i gjatë për të qënë inferior.

Çlirim Gjata: O zonja Eni. Qetësohu Frrok…

Frrok Çupi: Po unë i qetë jam.