HomeAktualitetDebat

Përkeqësohet gjëndja psiqike e Metës: Kërcënon me arrestime dhe dekretim të grupeve paramilitare, pak orë pas zgjedhjeve

Përkeqësohet gjëndja psiqike e Metës: Kërcënon me arrestime dhe dekretim të grupeve paramilitare, pak orë pas zgjedhjeve

Ilir Meta vazhdon me gjëndjen e tij të rënduar mendore, teksa pak orë para zgjedhjeve ka kërcënuar me arrestime dhe dekretim të grupeve paramilitare, që t’i kundërpërgjigjen strukturave të shtetit, Policisë e Prokurorisë.

“Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.

Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.

Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.

Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.

Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë”, shkruan ai.

Ndërsa në një tjetër, pak minuta pas këtij statusi, Meta shkruan:

“Të dashur prokurorë dhe gjyqtarë! Dëgjojeni mirë presidentin e Republikës!

Boll dëgjuat përfaqësuesin e Ndrangheta-s, Don Agaçion.

Nëse jo, një pikë gjaku të derdhet nesër, por edhe një pikë loti, mjerë ju!

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë!”