HomeAktualitetDebat

Perla e ditës: Altin Dumani iku nga salla, se kishte frikë të përballej me Ilir Metën

Perla e ditës: Altin Dumani iku nga salla, se kishte frikë të përballej me Ilir Metën

Opozita shqiptare, është ndër të vetmet në botë, që dhe humbjet më të mëdha, i paraqet si fitore.

Ja shikoni rastin e arrestimit të Ilir Metës.

Edhe pse Altin Dumani e çoi në burg, televizioni i familjes Berisha shkruan se ai pati frikë dhe iku nga salla, kur duhej të përballej me Metën.

“Ndërkohë mësohet se kreu i SPAK Dumani siç duket në pamundësi që të përballet me Metën ka dalë nga salla me justifikimin se kishte një takim”, shkruan televizioni i familjes Berisha, ndërkohë që Dumani u largua sepse kishte një takim me përfaqësues të Ambasadës britanike.

Tani këta i thonë Dumanit “bjer dhe njëherë, pa ta tregoj unë”.