HomeAktualitetDebat

Perla e ditës: Komiteti i Pajtimit Kombëtar të gjaqeve kërkon të pajtojë Berishën dhe Bashën

Perla e ditës: Komiteti i Pajtimit Kombëtar të gjaqeve kërkon të pajtojë Berishën dhe Bashën

Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës me sa duket ka shqetësuar edhe Komitetin e Pajtimit Kombëtar të gjaqeve.

“Kryesia e Komitetit te Pajtimit Mbarekombetar e konsideron te nevojshme te shprehe para popullit shqiptar simpatine e larte te te gjithe misionareve te pajtimit ne cdo fshat e qytet te Shqiperise per Partine Demokratike dhe grupin e saj parlamentar ne mbeshtetje te reformave qe konsolidojne demokracine dhe shtetin e se drejtes, cuarjen deri ne fund te procesit te vetingut si dhe mbeshtetjen e plote te integrimit te Shqiperise ne BE ne Aleance te perhershme me SHBA-ne dhe Aleances e Atlantikut Verior.

Komiteti i Pajtimit Mbarekombetar siguron cdo anetar te Partise Demokratike se do kene mbeshtetjen e plote te ketij komiteti dhe misionareve te pajtimit kunder cdo tendence e grupimi destruktiv per percarjen e kesaj partie, pengimin e reformes se metejshme ne drejtesi dhe kundervenien ndaj SHBA-se ne luften kunder korrupsionit e krimit te organizuar.

Per Komitetin e Pajtimit Mbarekombetar

Gjin Marku

Kryetar”, thuhet në një deklaratë të këtij Komiteti.

Me sa duket Komiteti do t’i dalë para ndonjë vrasje, në mënyrë që të mos i hapet punë pastaj për të pajtur gjaqet mes familjeve të Berishës dhe Bashës.