HomeAktualitetDebat

Perla nga “avokotët” qesharak të Saliut: Me masë arresti të lejohet të shkoi në parlament?! SPAK i përgjigjet: “Pa merak”, policia do e shoqërojë të enjten për ta marrë në pyetje

Perla nga “avokotët” qesharak të Saliut: Me masë arresti të lejohet të shkoi në parlament?! SPAK i përgjigjet: “Pa merak”, policia do e shoqërojë të enjten për ta marrë në pyetje

Avokatët e Sali Berishës i janë drejtuar me kërkesë zyrtare SPAK-ut, për të marrë leje që ish-kryeministri në arrest shtëpie, të marrë pjesë në seancat plenare, në ushtrim të detyrës së deputetit.

Nga 30 dhjetori Berisha e ka thyer thuajse çdo ditë vendimin e gjykatës duke mbajtur fjalime nga dritarja, në kundërshtim me vendimin që i lejon komunikimin vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Sali Berisha e pa nga shtëpia, ku ndodhet në arrest në hetim për korrupsion pasiv, për aferën “Partizani”. Të radhës, dëshiron ta ndjekë duke qenë fizikisht në sallë.

Avokatët i janë drejtuar sot (16 janar 2024) me një kërkesë Prokurorisë së Posaçme, që të lejojnë Sali Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Kërkesa i është dorëzuar dy prokurorëve që hetojnë çështjen, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai ndaj të cilëve ish kryeministri ka ndërmarrë një sulm të hapur publik, duke u cilësuar njërin spiun të ish-sigurimit e tjetrën të lidhur me krimin e nën urdhrat e politikës.

Avokatët argumentojnë se është e drejtë dhe detyrim kushtetues si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Po sot u mësua se SPAK i është “përgjigjur” dhe e ka njoftuar Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin se do të merren në pyetje. Ish-kryeminisri ishte caktuar të merret në pyetje të enjten, datë 18 janar, ndërsa dhëndri i tij nesër, datë 17 janar.