HomeAktualitet

Perla nga ish ministri i Saliut, Nard Ndoka: Në kohën kur isha ministër kam votuar kundër qeverisë

Perla nga ish ministri i Saliut, Nard Ndoka: Në kohën kur isha ministër kam votuar kundër qeverisë

Kreu i PDK-së Nard Ndoka u shpreh se kam mbetur jashtë kuvendit për 4 vite edhe pse kisha 30 mijë vota.

Ndoka: Unë kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese edhe pse isha ministër në kabinet qeveritar. Është rasti i parë që ka ndodhur ky kur një ministër voton kundër mazhorancës së tij. Unë e kisha për parim sepse shembej kushtetuta në atë rast.

Gjithë këto qëndrime kanë kostot e tyre. Dy partitë kryesore u detyruar deri në atë mënyrë që të ndryshojnë rregullat e lojës. Unë kam mbetur jashtë kuvendit për 4 vite edhe pse kisha 30 mijë vota. Këto janë goditje për vazhdimësinë dhe besimin.