HomeAktualitetDosja X

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët! AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “beba”: ‘Rossmann&Lala’ shiti 744 kuti

Përmban substancë të rrezikshme për fëmijët! AKU tërheq nga tregu qumështin formulë “beba”: ‘Rossmann&Lala’ shiti 744 kuti

utoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të disa produkteve të formulës për fëmijë, pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshët (RASFF).

Sipas njoftimit, Shqipëria është informuar nga RASFF se pas kontrolleve të kryera nga autoritetet italiane, është konstatuar prania e substancës Cereulide në formulë për fëmijë me origjinë nga Holanda, e cila përbën një rrezik potencial për shëndetin e njeriut.

Produktet e identifikuara janë:

1. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51250346AA dhe skadencë 05.2027

2. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51720346AA dhe skadence 06.2027

3. BEBA PRE 800G me Lot.nr 51660346AC dhe skadence 06.2027

4. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51180346AB dhe skadence 04.2027

5. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51450346AA dhe skadence 05.2027

6. BEBA 1 800G, me Lot.nr 51660346AB dhe skadence 06.2027

7. BEBA SUPREME PRE 800G, me Lot.nr 51720742F3 dhe skadence 06.2027

8. BEBA SUPREME 2 800G, me Lot.nr 51550742F1 dhe skadencë 06.2027

9. BEBA SUPREME 2 800G, me Lot. nr 51550742F2 dhe skadencë 06.2027

AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar sasinë gjendje të produktit me destinacion asgjësimin.

AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes. AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF. /voxnews