HomeAktualitetKronike

Përmbyset autobusi me plot me nxënës në Qafë Thanë

Përmbyset autobusi me plot me nxënës në Qafë Thanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të Qafë Thanës, në aksin Pogradec-Prrenjas.

Një autobus me gjimnazistë nga Roskoveci, është përmbysur duke rënë afër greminës e për pasojë kanë pësuar lëndime e janë plagosur disa prej tyre.

Ndërkohë një prej personave që ndodhej pranë autobusit ka njoftuar policinë e Pogradecit dhe të Prrenjasit por asnjë prej komisariateve nuk e ka marrë përsipër duke ia lënë përgjegjësinë palës tjetër.