HomeAktualitetDebat

Përmbytjet e Durrësit/ Sako iu përgjigjet akuzave të opozitës: Mashtrime, të dy hidorvorët në punë

Përmbytjet e Durrësit/ Sako iu përgjigjet akuzave të opozitës: Mashtrime, të dy hidorvorët në punë

Durrësi ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që paralizuan vendin. Opozita në qendër të akuzave të saj për përmbytjet ka përdorur hidorovorin, për të cilin kanë deklaruar se nuk ka qenë në punë. Por, kryebashkiakja Emirjana Sako në një postim në rrjetet sociale thotë se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale. Sipas saj, nëse hidorvorët nuk do kishin qenë në punë, situata e këtyre ditëve do kishte qenë edhe më e vështirë.

“Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale”, shkruan Sako.

Edhe drejtori i ndërmarrjes Rruga, Alion Hysko, që ka në administrim hidrovorët e Porto Romanos, thotë se të dy punojnë me kapacitet të plotë.
LEXO EDHE:
Moti i keq, 266 hektarë tokë nën ujë në Shkodër! Nivelet e lumenjve brenda parametrave, asnjë banesë e përmbytur

“Ka 9 pompa në punë. Prurjet dhe intensiteti ka qenë i lartë. Pompat janë në punë dhe në funksion. Ky hidrovor ka punuar me kapacitet të plotë ka pasur bllokime nga mbetjet që vijnë në hidrovor dhe janë pastruar. Këtu jemi tek hodrovori i vjetër janë 7 pompa 6 janë në funksion dhe një e kemi për raste emergjente’, tha ai.

Akuzave të opozitës se përmbytjet në vend u shkaktuan pasi hidrovorët nuk kanë qenë në punë, iu përgjigj një ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile ku deklaroi se të gjithë hidrovorët kanë qenë në punë dhe se para nisjes së sezonit me reshje është siguruar gatishmëria e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorëve dhe kanaleve të ujërave të larta.

Përmbytjet në Durrës dyshohet se shkaktuan edhe një viktimë, ndërsa Prokuroria ka nisur edhe një hetim për shkakun për 3 vepra penale’; “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.