HomeBota

Përmbytjet në Gjermani/ Merkel: Jam e tronditur, ngushëllime familjarëve të viktimave!

Përmbytjet në Gjermani/ Merkel: Jam e tronditur, ngushëllime familjarëve të viktimave!

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka reaguar pas stuhisë që përfshiu vendin, duke iu marrë jetën dhjetëra personave, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Merkel thekson se është e tronditur nga kjo katastrofë natyrore, ndërsa iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të të zhdukurve.

“Jam e tronditur nga katastrofa që po vuajnë shumë njerëz në zonat e përmbytura. Ngushëllimet e mia u shkojnë të afërmve të viktimave dhe personave të zhdukur. Falënderoj nga zemra ndihmësit e shumë të palodhur dhe ekipet e shpëtimit”, shprehet Merkel.

Rreth 50 banorë gjithashtu mbeten të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje të shpëtimit, thanë zyrtarët gjermanë , pasi paralajmëruan që ndërtesat e tjera mund të jenë në prag të shkatërrimit.