HomeAktualitet

Përmbytjet në Vlorë, niveli i Vjosës shkon në 8.6 metra, Mersini: Strukturat në terren, janë evakuar 13 familje

Përmbytjet në Vlorë, niveli i Vjosës shkon në 8.6 metra, Mersini: Strukturat në terren, janë evakuar 13 familje

Reshjet e shiut kanë sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin, ku Vlora, pas 5 ditëve pa ujë, tashmë po përballet me përmbytje.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, dhe drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Cela, kanë folur për situatën në lumin Vjosë. Aktualisht, niveli i lumit ka shkuar në 8.6 metra, ndërsa janë evakuuar 13 familje. Situata është nën monitorim dhe shpresohet që të përmirësohet, duke iu referuar edhe prurjeve në lumin Vjosë nga zona e Memaliajt.

Ndërkohë, sipas drejtorit të Policisë, në terren ndodhen të gjitha strukturat dhe, nëse do të ketë nevojë për evakuime të tjera, do të ndërhyhet në varësi të situatës.