HomeDebat

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Analisti i njohur Mustafa Nano ka reaguar lidhur me situatën e krijuar sot në selinë e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku disa këshilltarë bashkiakë nga Durrësi të përjashtuar nga partia kërkuan takim me kryetarin Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Nano ironizon qëndrimin e tyre, duke theksuar se ata kanë shkuar në selinë e PD për të kërkuar sqarime mbi përjashtimin dhe për të mohuar akuzat për bashkëpunim me socialistët.

Sipas tij, në vend që të mbanin një qëndrim më të ashpër ndaj vendimit, ata janë përpjekur të justifikohen përballë Berishës.

“Nja dy demokratë të Durrësit të përjashtuar nga partia kanë mbërritur te dyert e SHQUP-it. Kërkojnë takim me Berishën për t’i shpjeguar se nuk kanë bërë asgjë për ta merituar këtë masë esktreme. Duan ta bindin se nuk kanë bashkëpunuar me socialistët.

Nuk mund ta mbajnë mbi shpinë këtë njollë që u është vënë.

Keni parë ju kështu? Në vend t’i thonë Berishës “të kemi dhjerë mu në parti”, ata e bëjnë sikur çfarë u ka ndodhur. Ndoshta jetojnë ende me idenë se përjashtimi nga partia është një gjë e rëndë”, shkruan Mustafa Nano.