HomeAktualitetDebat

Manja i përgjigjet non grata Berishës në Kuvend: I përket një bote tjetër, me zërat e botës së përtejme nuk replikoj!

Manja i përgjigjet non grata Berishës në Kuvend: I përket një bote tjetër, me zërat e botës së përtejme nuk replikoj!

Pas deklaratave të bëra nga ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, në lidhje me vetingun, iu ka përgjigjur menjëherë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka replikuar me Sali Berisha për Sokol Sadushin si edhe me hidrocentralin e Skavicës teksa iu bëri thirrje dibranëve të ngrihen në këmbë.

Manja tha se nuk replikon me zërat e botës së përtejme dhe se Berisha do e marrë përgjigjen për Dibrën me 6 mars.

Sipas tij dibranët do të zgjedhin kandidatin më të mirë për ta.

“Doktor, në fakt kur flet ti ne kete salle dhe kerkon llogari per Dibren, me duket nje ze i vjeter nga bota e pertejme. Me zërat e botës së pertejme nuk replikoj. Jam gjenerate tjeter.

Ne datë 6 mars do flasin vetë dibranet. Aty i kane kandidatët. Të zgjedhin kandidatin me të mirë”– u shpreh Manja në replikë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.