HomeAktualitet

Përplasja Panucci-Nishani: “Gjyqi do të jetë interesant”

Përplasja Panucci-Nishani: “Gjyqi do të jetë interesant”

Ish-presidenti Bujar Nishani është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Fakt” në Syri.net me gazetarin Çim Peka, ku ka komentuar deklarimet e tij në rrjetet sociale, për trajnerin e Kombëtares Cristian Panucci.

Nishani është shprehur se ai nuk ka pasur tendencë fyerje ndaj trajnerit të Kombëtares, por thjeshtë ka qenë në diskutim e sipër me miqtë e tij në rrjetet sociale.

 Sa i përket gjyqit që pritet të zhvillohet pas padisë që Panucci ka ngritur ndaj ish-presidentit, Nishani ka thënë se do të jetë interesant.

“Besoj se kjo çështje do të jetë interesante kur te zhvillohet në sallën e gjyqit’, është shprehur ish-presidenti Bujar Nishani./CNA.al