HomeKronike

Përplasje me armë mes të rinjve në Dhërmi, plagosen disa persona

Përplasje me armë mes të rinjve në Dhërmi, plagosen disa persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e vona të natës së kaluar në Dhërmi. Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë në ajër.

Ngjarja është shënuar në lokal ‘Havana’ në zonën e plazhit, pas sherrit, ku disa persona kanë ikur me vrap dhe për pasojë janë plagosur me qelqe.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e sherrit mes të rinjve, si dhe për të kapur autorët.