HomeAktualitetSport

Përplasje mes lojtarëve në fund të ndeshjes në Premier League: Granit Xhaka mbron sulmuesin shqiptar dhe shtyn tutje shokun e skuadrës (Video)

Përplasje mes lojtarëve në fund të ndeshjes në Premier League: Granit Xhaka mbron sulmuesin shqiptar dhe shtyn tutje shokun e skuadrës (Video)

Është mbyllur me rezultatin 0-0 ndeshja mes Leeds Unitedit dhe Arsenalit në kuadër të javës së 9-të të Premier League.

Arsenali nga minuta e 52-të luajti pa një futbollist pas përjashtimit të Nicolas Pepes me të kuq, i cili pati një përplasje me futbollistin shqiptar, Ezgjan Alioski.

Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti tjetër i Arsenalit, Kieran Tierney për këtë arsye iu “vërsul” Alioskit për t’u sqaruar me të, por me tone shumë të ashpra.

Në këtë moment ishte edhe i pranishëm Granit Xhaka, i cili ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën duke i dalë në mbrojtje patriotit të tij shqiptar dhe largoi tutje lojtarin e Arsenalit.